BLUETOOTH

Ish-konkurrentja e “Voice of Albania”, Ana Kabashi: Në fund nuk më vlerësuan

15:00 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ajo është një nga vajzat e talentuara që spikati që në fillim në skenën e “The Voice of Albania”, pesë vite më parë. Por, që atëherë e deri më sot pasioni i saj për muzikën nuk u ndal në atë kompeticion. Ana Kabashi, këngëtarja bukuroshe nga Kosova vjen në një rrëfim ekskluziv për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” lidhur me eksperiencat e saj të reja në fushën e muzikës. Lidhur me konkursin e “The Voice”, ajo ka thënë për herë të parë se nuk është ndjerë e vlerësuar, ndërsa përsa i përket karrierës së saj muzikore, shumë shpejt do të sjellë në tregun shqiptar një këngë e realizuar nga producenti i një prej këngëtarëve më të famshëm amerikanë, Drake. Këto e të tjera në intervistën e mëposhtme.




Keni nisur rrugëtimin tuaj në “The Voice Albania”, ku dhe ju ndihmoi të plotësonit identitetin tuaj si këngëtare. Si nisi dashuria juaj për muzikën?

Dashuria për muzikën ka filluar që në fëmijëri, ku gjithmonë isha duke kënduar dhe vallëzuar.

Pas këngës së fundit të lançuar, “Bla Bla Boy”, cili është projekti i radhës i Anës?

Pas këngës “Bla Bla Boy” do të lançoj një duet me një këngëtar internacional. Por, nuk mund ta zbuloj që tani se për kë bëhet fjalë.

A është bazuar kënga juaj në një eksperiencë të jetuar nga ju?

Kënga e fundit është bazuar në realitetin tim dhe besoj se secilës femër i ka ndodhur një rast i tillë.

Nga u frymëzuat për tekstin dhe muzikën?

Për tekstin jam frymëzuar nga jeta personale, ndërsa vijën melodike e realizova duke shkruar dhe kënduar në të njëjtën kohë dhe është krijuar vija melodike.

Cili është thashethemi më i madh i bërë për ju që ka qenë absolutisht gënjeshtër?

Thashethemi më i madh ka qenë që unë punoj në Beograd, por nuk e di se çfarë pune bëj. (Qesh) Edhe pse unë s’kam qenë asnjëherë në Beograd, kështu që ky ka qenë thashethemi më me pa kuptim që kam dëgjuar ndonjëherë.

Së fundi folët për një propozim të bërë nga një producent nga SHBA. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht? A keni nisur xhirimet?

Me producentin nga SHBA kam realizuar një këngë, që shumë shpejt keni për ta dëgjuar dhe do të shihni edhe videoklipin.

A është ndjerë ndonjëherë e jo vlerësuar Ana në performancat e saj në “Voice” apo dhe më gjerë?

Në “The Voice” vetëm performanca e fundit mendoj që nuk ka qenë e drejtë për gjykim. Por çdo gjë ndodh për një arsye, kështu që s’e kam marrë personale. Ndërsa për vendet e tjera, nuk është se kam marrë pjesë në koncerte apo festivale garuese, por nga çfarë kam dëgjuar nga kolegët e mi, nuk bëhet vlerësimi sipas meritës së vërtetë.

Së fundmi thatë se do të merrnit pjesë në festivalin e këngës në RTSH për në Eurovision. Pse ky vendim? A e keni bërë përgatitjet për këngën?

Ëndrra e secilit këngëtar besoj se është skena e madhe e Eurovizionit. Gjithmonë e kam menduar dhe tani vendosa të marr pjesë. Kënga akoma s’është vendosur se cila do të jetë, por kam shumë opsione zgjedhjeje.

Për çfarë flet kënga?

Nuk mund ta zbuloj që tani se për çfarë flet kënga.

Baladat zakonisht kanë qenë fitimtare, ashtu si ajo e Rona Nishliut në Eurovision, që zuri një vend shumë të mirë.

Balada e Rona Nishliut është një ndër baladat më unike në botë dhe s’besoj që dikush mund t’ia kalojë me diçka tjetër e jo më me baladë.

Cili është zhanri i këngës që i përshtatet plotësisht Anës?

Nuk kam ndonjë zhanër të caktuar, por mund të them se e gjej veten në shumë zhanre.

Jeni tepër e rezervuar me jetën tuaj private dhe s’para pëlqeni të ekspozoheni. A është dikush në jetën e Anës?

Po, jam e rezervuar, sepse sa më shumë njerëz të jenë të përfshirë në jetën time, private aq më shumë problem do të kem. Ndoshta edhe e kam dikë në jetën time personale, por që s’mund të them asgjë të sigurt tani.

Cili ka qenë komplimenti më i ekzagjeruar që keni marrë nga një VIP?

Komplimenti më i ekzagjeruar ka qenë: Je si raketë ruse. (Qesh)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.