Kryesore

Leja prindërore e gjyqtarit, reagon KLD: Ministrja nuk ka ardhur në mbledhje

19:09 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, e cila kundërshtonte vendimin më të fundit të KLD-së “për miratimin e lejes prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni”.




Mbi këtë dekaratë ai sqaroi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar mbledhjen e tij më datë 11.10.2018, në të cilën përveç dy çështjeve të caktuara në rendin e ditës është miratuar dhe përfshirja për shqyrtim në këtë mbledhje edhe kërkesa e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Gjin Gjoni për leje prindërore.

Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, sqaron zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,  KLD ka vendosue të miratojë kërkesën për leje prindërore për një periudhë 2 vjeçare, gjyqtarit Gjin Gjoni, për funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

“Sqaroj se çdo pretendim apo kundërshtim që mund të ketë jo vetëm Ministrja e Drejtësisë, por dhe çdo anëtar tjetër i KLD-së, është i mirëpritur t’i paraqesë së pari me pjesëmarrje e tij në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përmbushur kështu funksionin e anëtarit të këtij organi përsa kohë ky organ do të jetë funksional”.

Në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë,  KLD shpreh keqardhjen për pasaktësitë në përmbajtjen e saj, pasi së pari duhet sqaruar se anëtarja e KLD-së Etilda Gjonaj, nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje, megjithëse është njoftuar për zhvillimin e saj.

Në kushtet kur Ministrja Gjonaj nuk ka qenë prezent në mbledhjen e zhvilluar, thotë zëdhënësi i KLD-së, deklarata e saj për mungesë transparence nga KLD, nuk është objektive dhe aspak korrekte në citimet e saj.

“Është i pavërtetë gjithashtu dhe deklarimi se Këshillii Lartë i Drejtësisë, nuk ka patur kuorumin e nevojshëm për vendimarrje, pasi kuorumi vendimmarrës i KLD-së mbi këtë çështje pasqyrohet qartësisht dhe në mënyrë transparente në procesverbalin e mbledhjes të publikuar. Gjithashtu sqarojmë se z.Gjin Gjoni, nuk ka marë pjesë në votimin e kësaj pike shtesë të rendit të ditës”.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.