Nostalgji

Nostalgji/ Seldi i jep fund lidhjes me Domenikën

16:00 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Seldi i jep fund lidhjes me Domenikën




E ka vështrië të pranojë se tashmë i ka dhënë fund lidhjes me Domenikën. Edhe pyetjeve tona insistuese i përgjigjet me fjalët “nuk dua të flas më për të”, çka do të thotë se mes tyre tashmë nuk ka asnjë gjë. Ndërkaq edhe në profilin e tij në Facebook nuk ka asnjë foto me banoren e “Big Brother” me të cilën pati një lidhje që vazhdoi edhe pas mbarimit të spektaklit. Por sot Seldi Qalliu do të flasë për muzikën së cilës do t’i përkushtohet tërësisht. Jeta e tij pas spektaklit dhe gjithçka jeni kuriozë të mësoni për të zbulojeni përmes kësaj interviste.

Seldi, sapo keni publikuar këngën “Extazy”, duket se e keni marrë seriozisht me muzikën apo jo?
Po e vërteta është se unë gjithmonë seriozisht e kam pasur me muzikën (qesh). Unë që fëmijë i jam dedikuar muzikës, kam studiuar në Liceun Artistike dhe aktualisht sapo kam përfunduar vitin e tretë në Akademinë e Arteve për kanto. Kështu që unë jam në profesionin tim, në fushën time. “Extazy” nuk është klipi im i parë, unë kam edhe dy videoklipe të tjera, ky është thjesht klipi i rradhës.

Ku e keni realizuar klipin dhe çfarë motivi ka kënga?
Kënga “Extazy”, është realizuar nga një kompozitor maqedonas dhe xhirimi i videoklipit është bërë nga Aleksandër në bashkëpunim me Supersonic. Teksti i këngës është shkruar nga Avni Qahili, është një këngë ritmike tepër verore.

Kjo këngë po i paraprin një albumi?
Jo, kjo do të dalë si këngë teke, shumë shpejt nga shtatori, tetori do të hedh edhe albumin në treg me 10 këngë.

Keni pasur oferta për koncerte?
Më kanë ftuar në një koncert në Borsh, në një diskotekë, pastaj nesër kam edhe një koncert tjetër në Velipojë, mendoj që jam mirë.

Pushime, keni bërë apo keni në plan të bëni?
Do të doja të bëja shumë pushime, faktikisht këtë verë, por kjo është ajo pjesa e të qenit i famshëm. Unë tashmë dua të korr atë çka kam mbjellur. Unë kam harxhuar shumë para për klipin e fundit dhe këngët e tjera dhe tani më duhet që ato para diku t’i marr, kështu që më duhet të bëj disa koncerte, të marr ato para dhe të laj borxhet (qesh).

Ka fansa nga ata që janë prezent aty që i keni bërë gjatë kohës së “Big Brother-it”? Si janë reagimet kur shohin një njeri që për tre muaj rresht e kanë parë në Tv, kanë njerëzit një impakt tjetër duke qenë se vjen nga një reality show?
Unë e para e punës nuk jam i njohur nga “Big Brother”. Ndryshe nga të tjerët, unë kam qenë i njohur edhe përpara se të hyja në BB, siç dihet kam marrë pjesë në dy festivale në “Këngën Magjike” dhe në “Top Fest”. kam pasur 2 videoklipe përpara dhe kam qenë një person i njohur për publikun. Në “Big Brother” nuk kanë parë vetëm Seldin këngëtar siç mund të shihen të gjithë këngëtarët nga ana e jashtme, por kanë parë edhe pjesën e brendshme të Seldit, karakterin e Seldit, kështu që për këtë më ka shërbyer BB dhe mendoj se ja ka vlejtur pasi publiku e ka njohur Seldin me të metat, me të mirat, me të këqijat, me të gjithë qenien

Seldi
Si do ta vlerësoje sot eksperiencën në “Big Brother”?
Eksperienca në “Big Brother” e kam thënë edhe herë të tjera e mendova si një trampolinë për të më ndihmuar në karrierën time.

Ia ka vlejtur?
Sigurisht që ja ka vlejtur.

Ju vjen keqe sot, që jeta juaj përmes atij show, është bërë kaq publike?
Sigurisht që më vjen keq, por më vjen dhe mirë. E kam thënë shumë herë, kjo është ajo medalja e të qenit i famshëm. Sigurisht që të kufizon të pengon, por që të ndihmon edhe për shumë gjëra të tjera dhe them se mua dhe këdo që mori pjesë aty, e ka ndihumar, përsos anëve jo pozitive që e shoqërojnë.
Ju e keni provuar ekranin fillimisht si këngëtar dhe më pas keni marr pjesë në një reality show. Kush ju ka bërë më shumë të famshëm, kënga apo reality show?
Në një reality show, ti je i pompuar në tre muaj në ekran dhe sigurisht që ka një audiencë pak më të lartë, ndërsa e dalura në skenë për mua deri tani ka qenë pak më e rrallë, pasi unë gjatë gjithë kësaj kohë i jam përkushtuar më shumë shkollës. Por tani që mbaroj Akademinë e Arteve do t’i përkushtohem totalisht muzikës. Nga tani e tutje kryefjala e angazhimeve të mia do të jetë muzika dhe asgjë tjetër.

E konsideroni veten VIP?
Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka asnjë VIP. Ne jemi njerëz si të gjithë të tjerët, ndryshojmë nga të tjerët, vetëm në pikën që jemi paksa më të famshëm.

Përsa i përket jetës suaj private, si shkon marrëdhënia juaj me Domenikën?
Sot po intervistohem si këngëtar në lidhje me albumin dhe këngën e re dhe nuk më pëlqen të flas më për atë pjesë. Nuk më pëlqen të flas më për “Big Brother”, pasi ai për mua ka mbaruar.

Kjo nënkupton se ajo marrëdhënie nuk ekziston më?
Kjo nuk nënkupton asgjë tjetër, kjo nënkupton që unë nuk dua të flas për këtë pjesë.

Pra jeni ndarë?
Këtë e the ti, nuk e thashë unë, unë thashë thjesht që nuk dua të flas.

Po i bën bisht pyetjes..
Po ju përgjigjem (qesh)

Në rregull pra, qenkeni ndarë.
No coment.

Ky shkrim u botua më 31 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.