BLUETOOTH

Sërish bashkë! Genci dhe Eni Koçi vijnë me “Harrove”

16:30 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesa duket bashkëpunimet mes tyre nuk kanë të sosur. Edhe pse nuk duan ta pranojnë publikisht lidhjen e tyre disa vjeçare tashmë, çifti Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi duket se në heshtje duan të kthehen në “çiftin e fuqishëm”. Kënga e radhës nga dyshja i dedikohet dashurisë, me një tekst të cilin e kanë shkruar të dy bashkë. Kënga ka titullin ‘Harrove’, ndërsa është një baladë shumë e bukur.




Videoklipi i veçantë e gjen dyshen duke u endur nëpër rrugët e bukura të Ohrit ndërsa kënga është produksion i Black Fish Entertainment. Të vështirë për t’u pranuar, por të bukur për t’u dëgjuar. Kur do të dalin më në fund hapur me dashurinë e tyre, apo do vijojmë të gjurmojmë fotot paparaci të çiftit?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.