Kryesore

Stresi pjesë e bandës së Bajrave, Sali Lushaj: Ja arsyet e telefonatave

18:33 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” Sali Lushaj, babai i reperit të njohur Arkimed Lushaj, foli edhe për përgjimet e Prokurorisë, ne te cilat i biri rezulton të flasë më anëtarë të bandës së Bajrajve. Lushaj pohoi këto komunikime ndërsa tha se djali i tij, Stresi ka kënduar në lokalin e tyre, dhe komunikimi me ta ka qenë për këtë arsye.




Nisida Tufa: Akuzohet për grup kriminal, e njihni shoqërinë e djalit tuaj?

Sali Lushaj: E njoh shumë mirë shoqërinë e tij. Garantoj me jetë, Stresi vetëm grup kriminal s’mund t’i thuash. S’di ku i gjejnë këta njerëz, Si do bëjnë t’i gjejnë. Kam për detyrë mos më shoh njeri me sy nëse është marrë me trafik.

Shpresa Lushaj: Lajmet ishin bombastike, nëse ishte deklaratë zyrtare e policisë. Grup kriminal krime kundër personit gjobë vënie, trafik drogë armëmbajtje pa leje. Hapje televizionet më lloj lloj versionesh. Prokuroria ka një akuzë vetëm për armëmbajtje pa leje, deri në këto momente nuk është faktuar asnjë akuzë tjetër. Keni pas gazetar nga televizioni juaj dhe e keni mësuar se pse gjykata këtë vendim. Prova është vetëm një përgjim.

Nisida Tufa: Cfarë mendoni për këto përgjime, a ka komunikuar djali juaj me anëtarë të bandës së Bajrajve?

Sali Lushaj: Janë bërë publike, po asnjë nuk është fakt. Komunikimi me Bajrajt ka shku 3 – 4 herë në Shkodër për koncert dhe ka ndermjetësu në disa lokale. Mund të jetë i vërtetë komunikimi, por është bërë për këtë qëllim. Pastaj të kërkosh ndihmë të dalësh jashtë nuk është vepër penale.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.