BLUETOOTH

Vijojnë dhuratat për djalin e Erjon Veliajt, “Tironcit më të ri në qytet”

16:55 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm tri ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në qendrën komunitare që mban emrin “Gonxhe Bojaxhiu” në kryeqytet. Së bashku me personazhe të tjerë të njohur ai ka shërbyer një vakt për qytetarët  e pranishëm në këtë qendër.




Por gjatë vizitës në fjalë, dikush mesa duket ka uruar kryebashkiakun për lindjen e vogëlushit të tij, Kajan, duke i dhuruar një palë papuçe të bëra me dorë. Në foton e postuar së fundmi në ‘Instasory’ duket kryebashkiaku sheh me buzëqeshje papuçet bojëqielli të dhuruara për djalin. Çifti Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë më datë 6 të këtij muaji prindër të një djali të cilin vendosën ta quanin Kajan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.