SPORT

Kalon Trump-in dhe Papën, Ronaldo njeriu më influent në botë

15:03 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale dhe jo vetëm në fushën e sportit, por edhe mes emrave të njohur të planetit. Ky përfundim erdhi falë një sondazhi të bërë nga KPMG. Sipas kësaj agjensie, portugezi i Juves rezulton të jetë personazhi më me influencë në botë. Më shumë se Messi, Papa Françesku dhe Donald Trump.




Në sferën e tij, atë të futbollit, CR7 numëron rreth 340 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter, kundrejt vetëm 205milionë ndjekësve të Neymar dhe 189milionë ndjekësve të Messi-t. Në nivel sportistësh të të gjitha fushave, ‘diva e futbollit’ është edhe më superior, pasi i pari nga sportet e tjera është Le Bron James, i cili ka vetëm 106milionë ndjekës.

E pamundur të krahasohen me Ronaldon edhe njerëz të tjerë të famshëm, jashtë fushës së sportit. Kështu, Justin Bieber dhe Taylor Swift kanë vetëm 300 milionë fansa, ndërsa Barack Obama ndalon në 176milionë, i ndjekur nga Trump dhe Papa, të cilët janë shumë larg, me vetëm 90 dhe 11milionë ndjekës.

Me pak fjalë, i pamposhtur? Mbase jo, sepse sipas një postimi që mban firmën e Instagram, ‘Topi i Artë’ është i treti në klasifikim, pas Kylie Jenner dhe Selena Gomez në një klasifikim të veçantë, i cili ka parasysh përfitimet ekonomike të çdo postimi fotografik: 750 mijë dollarë kundër 800 mijë të Gomez-it dhe 1 milionëshit të Jenner.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.