SPORT

Kamza e dobët, mposhtet nga Skënderbeu

16:28 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gol që çdo pjesë i ka mjaftuar Skënderbeut për të mposhtur Kamzën dhe për të marrë përkohësisht frenat e Superligës. Korçarët fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke treguar edhe njëherë se janë ato ekipi për tu mposhtur.




Për të zhbllokuar takimin mendoi sulmuesi Otto John, me nigerianin që në minutën e 12-të shfrytëzoi një top të gjatë nga Vangjeli për të mposhtur Avdylin. Pak minuta më pas, Kamza kishte shansin e artë për të vendosur baraspeshën, me Sebino Plakun që shpërdoroi një 11 metërsh të fituar nga Zisi.

Një episod që solli presion te sulmuesi 33 vjeçar që deri në fundin e takimit tentoi për të shlyer gabimin, por Frashëri dhe mbrojtja korçare nuk e lejuan të tundë rrjetën. Një gjë që nuk e bëri Plaku e bëri mesfushori i kampionëve, Dejvi Bregu në minutën e 3-të të shtesës, duke hipotekuar 3 pikët e radhës dhe vulosur rezultatin përfundimtarë në 2-0.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 20 pikëve, një më shumë se Partizani i vendit të dytë, i cili pret në orën 17:00 Luftëtarin. Nga ana tjetër Kamza mban vendin e 8-të në kuotën e 7 pikëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.