Nostalgji

Nostalgji/ Vera e nxehtë e Anjeza Brankës

16:00 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Vera e nxehtë e Anjeza Brankës




Ajo nuk ka hezituar asnjëherë të bëjë dhe pranojë gjëra që koleget e saj do t’i fshihnin dhe mbanin sekret sa më shumë të mundeshin. Këtë e ka bërë qëkurse u kthye nga Gjermania dhe nisi karrierën muzikore dhe vazhdon me po të njëjtën mënyrë edhe sot. Nuk e fsheh aspak se pasi i dha fund bashkëjetesës me babain e djalit të saj, ka nisur një lidhje të fortë dashurie, të cilën po e jeton me intensitet të plotë. Si shumë këngëtarë të tjerë, edhe këtë sezon veror Anjeza Branka ka nisur turin e saj të koncerteve në plazhet e Shqipërisë. Fotot që ju sjellim sot janë pikërisht ajo pjesë e padukshme e eventeve ku ajo merr pjesë. Pikërisht në hapësirën mes tyre, gjatë ditës deti është magneti që e ka thithur atë me të dashurin e saj.

Plazh, diell, përqafime dhe poza të nxehta e shfaqin Anjezën në vende si Saranda, Himara Dhërmiu dhe Vlora, ku ajo ka kënduar së fundmi. Kjo tablo verore shoqërohet edhe me një moment para nisjes së një prej koncerteve, ku pasi është bërë gati për të dalë në skenë, i dashuri i saj i jep një të puthur në mes të gjoksit në shenjë bekimi. Ndërsa nuk mungojnë edhe momente si me shoqërinë, apo edhe një pozë me aktorin e humorit, Ceke beratin. Ajo që bie në sy është edhe kolori që ka marrë Anjeza në ditët e saj të plazhit, por edhe forma e mirë trupore që ajo gëzon si gjithmonë. Siç kemi mësuar ne të “Bluetooth”, historia e dashurisë për Anjeza Brankën ka disa kohë që ka nisur dhe djaloshi që jetonte jashtë Shqipërisë, tashmë që është lidhur me këngëtaren, duket se ka në plan të jetojë në Shqipëri përfundimisht. Aktualisht këngëtarja shfaqet në ekranet muzikore me këngën e saj të fundit, “Tani e di”, ndërsa po përgatit edhe një të re, që do ta publikojë së shpejti.

Ky shkrim u botua më 31 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.