POLITIKË

Reagon Ministria e Drejtësisë, pas arrestimit të Arben Çukos

18:03 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Drejtësisë përshëndet arrestimin nga policia të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko.




Në një njoftim për mediat, Ministrja Etilda Gjonaj thotë se “në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, në datën 3.09.2018 i kam propozuar Kryeministrit shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko”.

Gjonaj thekson se shkarkimi i tij imediat për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion, ka çuar në një hetim të thelluar administrativ.

“Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve” shton Gjonaj.

Ministrja thotë se përshëndet dhe mbështet prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-Drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre.

“Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij”.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.