Show-Bizz

“Të kam zili që përqafove mamin”, Ardit Gjebrea kujton të ëmën e ndjerë gjatë emisionit

13:52 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak muaj më parë moderatori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, njoftoi me dhimbje ndarjen nga jeta të nënës së tij.




Padyshim ai e kujton në çdo moment dhe ngurron të shprehet për të as para kamerave, siç ka ndodhur edhe gjatë emisionit të sotëm.

Në rubrikën “Kam një mesazh për ty”, Arditi u bë dëshmitar i një përqafimi të ngrohtë mes një nëne dhe vajzës në studio dhe nuk e fshehu dot faktin se u ndje xheloz për këtë përqafim.

“Të kam zili që përqafove mamin. Nuk e kanë të gjithë këtë fat”, u shpreh Arditi.

Rastësisht gjyshja e vajzës, e cila ishte e ftuara e rradhës, kishte qenë mikeshë e të ndjerës, pasi kishin punuar në të njëjtin profesion.

“Unë kam qenë shoqe me mamanë tuaj se ka qënë arsimtare. Dhe më kujtohen fjalët që ju thatë, a do të mësohemi dot me mungesën e njerëzve që nuk janë më”, tha gjyshja.

Teksa Arditi shtoi: “Është e vështirë të mësohesh dhe besoj se nuk do të mësohesh kurrë dhe dhimbja do të jetë aty. Por familja ime, bashkëshortja, vajza e djali si dhe familja e madhe e së dielës ma lehtësojnë dhimbjen që kam, sepse unë nuk kam më në jetë as nënën e as babin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.