Show-Bizz

Xhensila qante se do të linte vajzën vetëm, Besi: Më ke plasur veshët

11:17 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm tre muaj pasi u bë nënë dhe solli në jetë vajzën, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka, Xhensila Myrtezaj u rikthye në skenë mbrëmjen e djeshme.




Këngëtarja çeli siparin e koncerteve në Vienë, por si një nënë e re, padyshim e shqetësonte largësia me të bijën.

Ajo shoqërohej nga bashkëshorti, aktori Bes Kallaku, i cili madje ka zbuluar se për ditë të tëra Xhensila qante se do të linte vajzën vetëm.

Në një foto që Xhensila ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqej me Besin në avion duke pirë një gotë verë dhe shampanjë, Besi i komenton:

“Ata sytë e enjtur që kanë tre ditë që qajnë se do lësh vajzën vetëm. Fshije komentin po deshe. Më ke plasur veshët”, shkruan ai me humor.

Por, me siguri nënat e kuptojnë më së miri Xhensilën dhe se çdo të thotë të largohesh nga fëmija.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.