Show-Bizz

Tentohet grabitja e rezidencës së David dhe Victoria Beckham

15:37 - 22.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çifti David dhe Victoria Beckham janë tronditur sot pasi një grup hajdutësh me veshje kamuflazh u përpoqën të hynin në rezidencën e tyre Cotswolds.




Policia mori një telefonatë se në ndërtesën 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire, ekipi i sigurisë vuri re se dikush kishte hyrë brenda.

David është detyruar që të rrisë sigurinë në shtëpinë ku së bashku me Victorian dhe katër fëmijët kalojnë shumë nga fundjavat e tyre.

Tre hajdutët e maskuar që përdorën dritaret e pasmet të shtëpisë u larguan duarbosh nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të lirë. Dy prej tyre ishin me veshje kamuflazh dhe një tjetër me xhinse, kapele të zezë e shall.

Ata u filmuan në kamera teksa kalonin pranë ndërtesës dhe mendohet se po planifikonin të hynin brenda.

Kur ndodhi kjo ngjarje, e gjithë familja Beckham mendohet se ka qenë duke udhëtuar për në Australi.

Kjo mund të jetë arsyeja përse Victoria u fotografua e mërzitur dje. Një burim për Dailymail tha: “Davidi dhe Victoria janë tepër të mërzitur nga kjo histori. Ata janë shumë protektivë ndaj familjes së tyre, prandaj mendimi se dikush tentoi të hynte brenda është tepër tronditës për ta. Kjo i ka goditur rëndë. Davidi e urren faktin se duhet të ketë siguri të teknologjisë së lartë rreth tij. Ai do donte të ishte normal por prioritet është mbrojtja e gruas dhe fëmijëve. Ai është shumë i zemëruar që duhet të rrisë më shumë sigurinë”.

Tani, shtëpia është e rrethuar nga roje, qen, kamera dhe patrullime në të gjitha anët e shtëpisë. Kujtojmë se fqinjët e tyre janë emra të njohur si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, ish-presidenti i Top Gear, Kate Moss, James Corden dhe këngëtari Sam Smith.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.