Kryesore

Aksionet e policisë, Kryemadhi: Nuk besoj te Rama

19:28 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për herë të parë për arrestimet e fundit nga “Forca e ligjit”.




Gjatë takimit me të rinjtë e LRI-së në Vlorë, Kryemadhi u shpreh  se ky është një sinjal i mirë por shtoi se mbetet skeptike  tek organet e drejtësisë, sesa do të jetë ato të afta të përballojnë presionet e këtyre grupeve kriminale që janë arrestuar.

Kryetarja e LSI,  tha se Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar në vend krimin dhe Partia Socialiste sipas saj është kthyer në sekt kriminal.

Janë arrestuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, bashkë me strukturat e policisë shqiptare dhe përfitoj nga rasti për të falenderuar të gjithë ata individë, apo segmente, apo struktura të përfshira në këtë aksion kundër grupeve kriminale, por nga ana tjetër i bëj thirrje të gjithave atyre institucioneve, të cilët sot kanë në dorë lirimin ose ndalimin e tyre, që të jenë shumë të kujdesshëm që këtë aksion të ndërkombëtarëve në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të mos ta dështojnë, të mos ta dekonspirojnë, por të ecin përpara.

 Pra doli që fjalët e opozitës, të cilët e ngrenë me zë të lartë për përfshirjen e segmenteve të shtetit, të policisë, të politikës të përfshira me bandën dhe krimin e organizuar, të përfshira me trafikun e drogës   dhe jo me trafikun e drogës të kanabisit, por me një trafik droge shumë të rëndë, të cilët rrënjët e tyre janë shumë më të thella, shumë më të errëta dhe shumë më të rrezikshme se sa fushat me kanabis që kanë mbjellë nëpër Shqipëri.

Pra dolën që fjalët e opozitës dhe deklaratat e opozitës ishin të vërteta, por kjo nuk do të thotë që ne na kënaq, kjo ne na mërzit, na shqetëson sepse çdo ditë edhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen sa më të pakta për shkak të krimit që ka kapur çdo segment , vetëm sa ka filluar historia, por akoma më tej do të vazhdojë, sepse akoma dhe më e thellë është, sepse në këto vite që Edi Rama qeverisi, instalimin e bandave dhe krimit të organizuar e nguliti aq thelle saqë është shumë e vështirë për ta çrrënjosur

Sot është shumë e vështirë për të gjetur punë në administratën shtetërore, por është shumë më e kollajtë për të gjetur punë dhe për tu bërë shërbëtor i bandave të krimit, është shumë e vështirë për një polic, i cili sakrifikon jetën e tij për të ushqyer fëmijët me një rrogë minimale, por është shumë e kollajshme që një polic të shitet tek bandat dhe krimi i organizuar sepse ka 10-fishin e pagesës së rrogës së një polici dhe si mund të luftojë policia e shtetit krimin e organizuar, bandat dhe kriminelët kur paratë që vijnë nga droga dhe trafiku shkojnë të gjitha në funksion të blerjes dhe kapjes së institucioneve të shtetit.

Po të bëjmë një hartë të bandave dhe të të arrestuarve do të shikojmë që njerëzit që janë arrestuar sot, që janë të ndaluar nga policia në bashkëpunim me partnerët e huaj janë banda kryesore që kanë organizuar të gjithë shitblerjen e votës apo të intimidimit dhe kërcënimin e votuesve dhe kjo është mëse e qartë, por ajo ç’ka duam të themi ne është që ne nuk mund të rrimë dhe të presim se si do reagojë policia apo si do reagojë Edi Rama.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.