SPORT

Daja: E dinim që do vendosej nga një episod

11:10 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja u shpreh shumë i kënaqur me pikët e marra dhe pranoi se ndeshja do të vendosej nga një episod, ashtu siç ndodhi edhe në sfidën kundër Tiranës. Për “Supersport” pas ndeshjes, Daja tha: “Edhe para ndeshjes e kishim shprehur që do të ishte e luftuar në mesfushë dhe do e vendoste një episod, siç ndodhi. Kemi bërë mirë në fazën e mbrojtjes, por jo shumë mirë, se edhe Tirana ka lojtarë të mirë në përbërje.




Na vuri në vështirësi dhe për këtë ka meritë edhe Mema. Duruam, ishim të përgatitur për nerva të forta, pritëm momentin që na buzëqeshi. Marrim tri pikët dhe në këtë fazë të dytë kemi më shumë ndeshje në shtëpi. Njohja është reciproke me Memën, se kemi punuar bashkë. Kishte plus Mema, se kur ndërrohet trajneri, ekipi ka motivim më të madh. Jo se është kolegu im, por çdokujt i duhet kohë të implementojë idetë e tij. Pashë një Tiranë ndryshe, bëri lojë më të mirë, i mungoi goli dhe them shyqyr që i mungoi, se donim ta fitonim ne këtë trepikësh. Ishte filozofi e jona që të mbanim topin deri sa të gjenim hapësirat. Datëlindjen do ta bëj më shpesh, do e bëj një herë në tre muaj që kur të na duhet ndonjë trepikësh, ta marrim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.