Rajoni

Deti, Ankaraja ndalon Athinën! Cavusoglu: Kujdes, se…

13:05 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori grek në Ankara, Petros Mavroidis, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë. Sipas Anadolu Agency ambasadori u thirr në ministri lidhur me komentet e fundit nga Nikos Kotzias, i cili së fundmi dha dorëheqjen nga posti shef i diplomacisë greke.




Kotzias ka thënë se Greqia ishte e gatshme të zgjeronte ujërat territoriale nga gjashtë milje në 12 milje në Detin Jon.
Ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejojë zgjerim të ujërave greke në asnjë pjesë të detit, as në Jon dhe as në Egje.

“Greqia bën shpesh njoftime të tilla për të shkaktuar tensione, apo në një kornizë populiste. Populizmi për ta është e vërteta. Kjo kërkohet edhe nga opinioni publik. Në rastin tonë, qytetarët bazohen te logjika. Ne jemi në favor të një zgjidhjeje paqësore të problemeve ekzistuese mes Greqisë dhe Turqisë. Ne nuk preferojmë tensione. Por, nëse Greqia përpiqet të na provokojë, ne reagojmë në mënyrën e duhur dhe i ndalim. Parlamenti ynë e ka thënë fjalën përfundimtare në lidhje me 12 miljet detare dhe ajo është në fuqi. Greqia duhet të marrë në konsideratë nëse do ta zgjidhë këtë çështje mes diplomacisë, apo nëse ne duhet ta zgjidhim atë ndryshe”, tha Cavusoglu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.