Show-Bizz

Gjergj Kaçinari: Harxhoj pikën e fundit të zërit në performanca “live”

13:00 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Muzika që ngre peshë publikun është rroku. Për të, ajo është flakë e brendshme që shkrihet me tingujt e shpirtit. Gjergj Kaçinari, një nga këngëtarët më të dashur për publikun që prej netëve të “The Voice” vjen në një rrëfim për “Gazeta Shqiptare”, për pasionin e tij më të madh dhe jetën përtej skenës. Kaçinari na thotë se ai di të shprehë më mirë me muzikë se me fjalë. Një dashuri e pandashme që nga fëmijëria, që do të jetë bashkudhëtare e tij kudo. I rritur me frymën e artit, Gjergji tregon se është strikt dhe e sheh me shumë kujdes rezultatin që japin provat në performancat ‘live’. Një artist i mbushur me energji pozitive si ai, që di ta zotërojë skenën, nuk mund të mos ketë kaluar edhe momente të sikletshme gjatë netëve në performanca, por që kordat e tij nuk kanë zhgënjyer kurrë deri në fund. Më tej mes të qeshurash, artisti ndan me ne hapin më të rrezikshëm që ka ndërmarrë në jetë. “The Voice” qe një rrugëtim që i ndryshoi rrjedhën e gjithçkaje. Kaçinari nuk ndjen lodhje, pasi ai e do fort profesionin dhe pasionin e tij.




Sa shpirt ke në tinguj?
Unë kam nisur muzikë më parë se të mësoja të flisja dhe mendoj se është gjëja që di të bëj më mirë e se di më mirë të shprehem me muzikë se me fjalë.

Çfarë muzike e ngre peshë publikun?
Definitivisht, mbarë botërisht, historikisht, muzika rok.

Si janë çastet pas provave të performancave ‘live’?
Provat janë pjesa ime e preferuar. Jam shumë strikt dhe e shoh me shumë gjakftohtësi procesin, progresin dhe rezultatin.

Çelësi i të qenit gjithmonë energjik?
Sigurisht, një regjim i mirë dhe aktivitetet fizike, por pasioni kryeson gjithmonë.

Momenti më i sikletshëm në skenë?
Kur kordat nuk të binden.

Këshilla më e shpeshtë që dëgjon nga prindërit?
Mos u merr me budallallëqe.

Cila është mënyra përmes të cilës një femër mund të lexojë drejt?
Ka plot mënyra por “të përshëndes me këtë këngën” mbetet kali i betejës.

Në retrospektivë, si ka qenë fëmijëria jote?
Shumë intensive. Përveç shkollës, aktivitetet fizike kanë zënë pjesën më të madhe të kohës. Studimi i pianos, si edhe veglave të tjera që sajoja me mjete rrethanore ka qenë bonus.

Hapi më i rrezikshëm që ke ndërmarrë deri më sot?
Motor në autostradë pa patentë (qesh). Ka pasur plot raste, ku pritshmëritë e ulëta janë bërë shkak për këdo të më ndalë vrullin që marr kudo, edhe atëherë kur hapi i “pasigurt” do mund të ndryshonte rrjedhën e gjithçkaje (siç qe “The Voice”), por fatmirësisht rrallë ndikohem nga jashtë.

Çfarë do të thotë “të jetosh si të jetë dita e fundit”?
Për mua, nga ana profesionale, do të thotë të “harxhosh” edhe pikën e fundit të zërit në çdo performancë “live” dhe kjo tek unë ndodh “literally” gjithmonë.

Përtej punës, çfarë raportesh ke me jetën e natës?
Nuk e kam frekuentuar asnjëherë rregullisht dhe me vullnet të plotë. Edhe në kulm të adoleshencës, më kanë tërhequr gjithmonë mbrëmjet e qeta, ndonjë gotë verë a birrë dhe pa turma e zhurma përreth.

Projekti që ke në duar momentalisht?
Projektet individuale dhe me grupin (Kachinari) do të mbeten gjithmonë këngë të reja, shoqëruar me video klipe, si edhe performancat e koncertet ‘live’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.