Tech

Iphone XS ka probleme me kamerën?

15:44 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që kur iPhone XS doli, ka patur kritika për kamerën, sidomos në atë të përparmen në mënyrë specifike. Sipas kritikave kamera e përparme e “zbut” lëkuren dhe e zbukuron më shumë seç duhet atë. Filtrat e quajtur “Beautygate”, ngjasonin me filtrat e zbukurimeve të Samsung, të cilat Apple gjithmonë kishte insistuar që të mos i përdorte.




Apple menjëherë u përgjigj duke thënë se iOS 12.1 do të rregullojë menjëherë sistemin e tij të zgjuar HDR që rezultoi të bënte fotografi më të zbukuruara seç duhej. iOS 12.1 do të zgjedhë kuadrin bazë më të fortë për bashkimin e HDR-së kur të merret një selfie.

Ata gjithashtu iu drejtuan përdoruesve të iphone-ve më të rinj në treg duke i thënë që mos të shqetësohen se ndryshimi i kamerës së tyre do behët sa më shpejt të jetë e mundur, ndaj të gjithë ju që tashmë i keni blerë mos u shqetësoni se Apple gjithmonë e ka një zgjidhje për çdo gjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.