POLITIKË

Ironizon Rama: Me paketën anti-shpifje opozita do ti lërë çizmet gjyqeve

16:20 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Tëitter”, ka folur në lidhje me paketën anti-shpifje.




Rama shkruan se vetë ai ka përgatitur 12 paditë e para anti shpifje, teksa paralajmëron se do të ngrejë dhe shumë padi të cilat do të përfshihen në këtë paketë.

Gjithashtu, kryeministri ironizon dhe kryetaren e LSI, e cila disa muaj më parë qëlloi me çizme në drejtim të shefit të qeverisë. Ai thotë se me paketën anti-shpifje opozita do të lërë dhe çizmet gjyqeve.

Postimi i plotë

“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz.

Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime.Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.