Show-Bizz

Lori Hoxha braktis Shqipërinë, ja ku do jetojë bukuroshja

16:15 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lori Hoxha është një prej vajzave më të komentuara të showbizz-it. Por, duket se së fundmi, Lori ka vendosur të “braktisë” Shqipërinë për të jetuar diku tjetër. Fillimisht menduam se Lori vizitoi Londrën vetëm për të festuar ditëlindjen e saj, por nëpërmjet “Instastori” ajo ka zbuluar për të gjithë ndjekësit se ajo tashmë do të nisë një jetë të re në Londër. Lori publikoi disa prej dhuratave që kishte marrë prej mikeshave të saj, ndërsa njëra prej tyre i përmendte shtëpinë e re: “Gëzuar ditëlindjen Lor.




Të gjesh një dhuratë për ty është shumë e vështirë, pasi ti pothuajse ke gjithçka. Shpresoj që bluza të të mbajë ngrohtë, vëthët të të duken mirë dhe mendoj se do të të duhet dhe një varëse për çelësat e shtëpisë tënde të re. Të dua.”- ishte shënimi i mikeshës të cilin Lori e ndau me të gjithë në Instastoryn e saj, duke lënë të kuptohet se tashmë do të zhvendoset në Londër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.