AKTUALITET

“Në dosjen e përgjimeve Dako dhe deputetë”

21:36 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dosja hetimore e mega-operacionit ‘Vol-Vo 4’, ku u goditën 4 grupe kriminale në 12 qarqe të vendit si dhe u arrestuan 27 persona për vepra të ndryshme penale është bërë sot pjesë e diskutimit në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’.




Si funksiononin 4 grupet kriminale të ‘Vol-Vo 4’? Cila ishte harta e trafikut të kokainës e heroinës? Kush ishin kokat e grupit dhe a janë vënë ata pas hekurave? Cili ishte roli i të arrestuarve të grupit ‘Vol-Vo 4’. Si bashkëvepronin dhe si e trafikonin drogën? Këto dhe shumë pyetje të tjera gazetarët e ftuar në studio përballë moderatores Rudina Xhunga, do zbërthejnë dosjen hetimore për trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave.

Gazetarja Klodiana Lala u ndal mbrëmjen e sotme te dosja ku thuhet se kryebashkiaku Vangjush Dako është përgjuar, e cila është në duar të prokurorisë që prej 2016-ës. Lala tha se deri më tani nuk dihet nëse Dako është implikuar apo jo në ngjarje të paligjshme. Ajo tha se i vetmi fakt deri tani është se Dako është përgjuar, ndërsa në dosje thuhet se përfshihen edhe zyrtare apo dhe deputetë.

“Është hetim i vitit 2016, i vënë në lëvizje nga policia e Kavajës, që kishte dyshime se grupi Avdylaj kryente trafik droge, kokaine dhe hashash. në këtë mënyrë u vu në lëvizje Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në atë kohë u nis hetimi, ku në rrjetën e përgjimeve ra Dako dhe ka firma për tendera për këtë bandë. Ata që kanë lëvizur trafikun e drogës, kanë lëvizur sasi kokaine, 2 ton hashash. Hetimi për dosjen 339, është ndarë me një fraksion, ku po hetohen zyrtarët. Sesa do të arrijë Prokurorë të vërtetojë përgjimet mes Dakos dhe personave të tjerë, apo mes zyrtarëve të tjerë dhe deputetëve, dhe inkriminimi i tyre në botën e krimit, kjo është çështje që duhet të presim. Është herët që të çojmë në hetim dhe pranga një zyrtar. Është fakt që Dako është përgjuar. Nëse e komprometon se me kë ka folur, ne se dimë”, tha Lala.

Gazetari Mentor Kikia pohoi se aksione të tilla kanë edhe rrjedhe informacioni, ndërsa shtoi se pronari ku ‘gatuhej’ heroina, Admir Hoxha është ende i lirë. Kikia tha se pas hekurave përfunduan njerëz të llumit, por nuk është zbuluar ende nëse implikohet apo jo politika.

“Se ka etiketuar kush të dështuar. Në të tilla aksione ka rrjedhje. Ende mungon pronari i govatës ku gatuhej heroina në Has. Operacionet e tilla janë pompoze, aq sa mund të fusë të gjithë lagjen brenda. Ajo që vlen të analizohet në këtë operacion, është; deri ku shkon bashkëpunimi apo suporti politik. Njerëzit e arrestuar janë ata të llumit, të botës së nëndheshme. Ndërkohë që krimi tregon sesa më e madhe të jetë torta, aq më shumë njerëz të nivelit të madh kanë dorë”, tha Kikia.

Ndërkohë, gazetari Xhevahir Zhabina u ndal tek një dosje e vitit 2016, ku flitet për faktin se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përgjuar. Ai theksoi se kjo dosje është në dorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk dihet ende nëse Dako implikohet në veprimtari të paligjshme.

“Ky është procedim i vitit 2016. Në këtë përgjim ka dalë edhe numri i telefonit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ka një procedim të ndarë ku janë të përfshirë zyrtarë, por nuk ka hetim konkret për Dakon. Është një dosje tjetër që e ka Krimet e Rënda. S’mund ta ketë media. Ajo çka del në media janë copëza informacioni. Ndoshta në ditë në vijim thonë se do ketë operacione të tjera, nuk e dimë nëse do jenë për këtë dosje. Do përqendrohen në Shkodër dhe Durrës”, tha ai.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.