AKTUALITET

Nis hetimi për shërbimin spitalor, dyshohet për parregullsi në dializën e QSUT-së

15:50 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shërbimi spitalor është vendosur nën hetimin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili do të shqyrtojë veprimtarinë e spitaleve për këto 3 vitet e fundit. Koncesioni i check-up dializës dhe sterilizimit, do të jenë në qendër të hetimit pasi është e vështirë të konkludohet për konkurrencën në shërbimin shëndetësor në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe eficiencës ekonomike pasi çështjet e trajtuara në studim, që lidhen me konkurrencën në sistemin e shëndetësisë, e lidhur me koncesionet në këtë sektor kanë nevojë për një trajtim më të thelluar dhe më gjithëpërfshirës.




Studimi, sipas raportit të Konkurrencës u mbështet në gjetjet e raportit të ekspertit “Konkurrenca në Shërbimin Shëndetësor” dhe u fokusua në katër çështjet kryesore. Çështja e parë lidhet me konkurrencën në sektorin e shëndetësisë nëpërmjet rritjes së shërbimeve shëndetësore, e cila do të vlerësohej përmes indikatorëve makro të sektorit të shëndetësisë dhe kryesisht në shërbimin spitalor.

Informacioni i ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ishte i mangët duke e bërë të pamundur vlerësimin e treguesve global të zhvillimit të konkurrencës në shërbimin shëndetësor. Ndërkohë çështja e dytë lidhej me politikat qeverisëse në sigurimin e shërbimit spitalor e fokusuar në konkurrencën mes shërbimit privat dhe shtetëror në drejtim të cilësisë së shërbimit. Elementi kryesor në këtë analizë ishte vlerësimi i koncesioneve apo partneritetit publik/ privat, duke analizuar llojet e shërbimeve të përfshirë në këtë formë shërbimi, efektet ne nivelin e cilësisë si dhe ndikimin qe kane sjelle ne konkurrencën në treg këto kontrata.

Nga analiza e informacionit të depozituar u konstatua se janë lidhur kontrata koncesionare për 3 shërbime; Koncesioni i Check -Up, me objekt “Për kontrollin mjekësor bazë 35-70 vjeç nëpërmjet një seti analizash të miratuara si dhe vizita mjekësorë, Koncesioni “Për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikal steril, furnizimin me materiale mjekësorë steril njëpërdorimshëm në sallat kirurgjikale” dhe Koncesioni i Dializës, me objekt ofrimin e shërbimit të dializës sa më pranë vendbanimit të të sëmurit me insuficience renale kronike. Në lidhje më çështjen e konkurrencës nëpërmjet sistemeve të referimit dhe ofrimit të shërbimeve u konstatua se Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor financon katër paketa shërbimesh; paketën e shërbimit të dializës, paketën e shërbimit te të kardiologjisë, paketat e shërbimit të transplantit të veshkës dhe paketën e shërbimit të implantit koklear. Përfituesi me i madh i fondeve buxhetore është QSUT dhe Spitali Amerikan.

Të dy këta ofrues ofrojnë të njëjtat shërbime, por referuar numrit të rasteve të trajtuara vihet re qartë që Spitali Amerikan është i orientuar drejt shërbimit të dializës, kurse QSUT drejt shërbimeve të kontrollit të zemrës. Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur hapjen e Hetimit të Përgjithshëm në Shërbimin Spitalor. Hetimi do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2016 deri në 30 shtator 2018.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.