Nostalgji

Nostalgji/ Redoni: Gjithë fajin e ka paraja…

16:00 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Redoni: Gjithë fajin e ka PARAJSA…




Janë të paktat rastet kur nuk janë bashkë në skenë. Red Makashi dhe Sandër Gjoka kanë kënduar në Durrës fundjavën që shkoi në shëtitoren “Taulantia”. Rastin e ka krijuar kantautori Kujtim Prodani, që është dhe organizatori i eventit që sjell çdo fundjavë në shëtitoren e durrsakëve zërat më të njohur të muzikës shqiptare. Nuk ka bileta! Shfaqja është e hapur për publikun dhe çdo gjë është e papritur.

Njerëzit ndalojnë dhe harrojnë xhiron e mbrëmjes, jo pa mbaruar koncerti. Por çfarë ndodh në koncerte të tilla? “Bluetooth” ka vëzhguar nga afër disa situata pak pikante. I tillë është rasti i fanses që i kërkoi Redonit një autograf, pa harruar ta puthë në faqe idhudhin e saj. Redoni me ndrojtjen e tij ka përmbushur kërkesat e bjondes me sy të kaltër, për autografin dhe të puthurën, duke u ndalur në një raport korrekt. Ju betohem, që nuk po më rritet hunda si e Pinokut ndërsa shkruaj këto rreshta. Por mos më pyesni nëse shkëmbeu numrin e telefonit…! Kur i thamë Redonit se do shkruajmë diçka për të në “Bluetooth” dhe se do luajmë pak me fotot që i bëmë me bjonden, djaloshi që thyn zemra akoma na u lut “të jemi të kujdeseshëm pasi partnerja e tij mund ta marrte për keq”. Na duhet ta sigurojmë se pamë veç sjellje korrekte prej tij dhe simpatizantes. Do na besojë apo jo nuk e dimë, po le të themi se faji nuk është i Redonit por artit të tij që këto 20 vjet kanë bërë të ëndërrojnë plot të rinj e të reja.

Ky shkrim u botua më 31 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.