SPORT

Përgjaket ndeshja Roma-CSKA Moskë, plagosen dhjetëra tifozë

20:58 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur në një stacion metroje në Romë.




Tifozat rus të skuadrës së futbollit CSKA Moska kanë shembur shkallën lëvizëse të metrosë së linjës A në stacionin Republika, ndërsa po udhëtonin drejt stadiumit Olimpiko të Romës, ku në ora 21:00 do të zhvillohet takimi i futbollit për Champions League mes skuadrave Romës dhe CSKA Moska.

Sipas informacioneve gjithsej janë rreth 30 të plagosur, 20 prej të cilëve tifozë rus. 17 të plagosur ndodhen të shtruar në spital, 5 prej të cilëve në gjëndje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje ndodhen skuadrat e policisë dhe ndihmës mjekësore.

Dëshmitarët rrëfejnë se është dëgjuar një zhurmë e fortë e gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.