SPORT

Prekëse/ I rikthehet sëmundja, ylli amerikan dorëzon titullin kampion

14:28 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli amerikan i Urestling, Roman Reigns, po kalon një moment të trishtuar në jetën e tij. Ai ishte diagnostikuar me leucemi 10 vite më parë, ndërsa tani zbuloi se sëmundja ishte rikthyer, e për pasojë nuk mund të vazhdojë të ushtrojë më sportin e tij.




Menjëherë pas lajmit, fansat e tij i dërguan mijëra mesazhe mbështetjeje në rrjetin social Twitter. Roman, një ish-lojtar i futbollit amerikan e bëri njoftimin në ring, teksa u shpreh: “Ju mi keni bërë ëndrrat realitet. Nuk ka rëndësi nëse do brohorisni për mua apo do më shani. Unë vetëm ju them faleminderit”, – u shpreh i emocionuar kampioni i Urestling.

Ndër të tjera, sportisti amerikan u shpreh se sapo të shërohet do të kthehet në shtëpi. “Do ta mund këtë sëmundje dhe së shpejti do të më shihni sërish”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.