AKTUALITET

Shqipëria, një ndër 5 vendet kryesore që vizitohet me pak lekë

16:45 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër media botërore, kësaj here në fushën e financës dhe sektorit bankar, ka listuar Shqipërinë në mesin e vendeve tepër ekonomike për t’u vizituar. “5 vendet kryesore në botë për t’u vizituar me një buxhet të ulët”, e titullon revista online “Global Banking ang Business Review” artikullin e botuar disa ditë më parë në faqen e tyre. Kënaqësia e udhëtimit në një vend të ri, era e ajrit të freskët, aromat e ushqimit të shijshëm të paprovuar më parë, një zhytje direkte në kulturën e një grupi të ri njerëzish, të gjitha këto janë përfitimet e një pushimi diku, sipas artikullit.




Por, citojnë ekspertët në financa, nëse efekti anësor i një pushimi po ndërhyn në ‘portofolin’ tuaj, kënaqësia nuk është shumë e madhe. Shtetet e përmendura në artikull janë përkatësisht: Kamboxhia, Turqia, Shqipëria, Peruja dhe Nepali. Sipas redaktorëve, kriteri i marrë në konsideratë është një buxhet nën 70 dollarë për person për akomodim, ushqim dhe pije, për 24 orë.

Global Banking & Finance Review është një portal kryesor financiar dhe gjithashtu revistë print, në vitin e 10 të publikimit të saj, që ofron Lajme, Analiza, Opinion, Shqyrtime, Intervista dhe Video nga Bota e Financave, Biznesi, Tregtia, Teknologjia, Investimi, Brokerimi, Shkëmbimi i Jashtëm, Tatimore dhe Ligjore Menaxhimi i Pasurisë, në të gjithë botën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.