LIFE STYLE

Si të zbardhim dhëmbët pa shkuar tek dentisti

18:19 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E kush nuk ëndërron të ketë buzëqeshjen perfekte?  Një buzëqeshje bukur dhe dhëmb që shkëlqejnë është ëndrra e gjithsecilit. Shumica prej nesh shpesh i drejtohet dentistit për t’i bërë dhëmbët të duken më të bardhë se zakonisht, duke shpenzuar kështu para apo dhe në të njëjtën kohë duke dëmtuar dhe dhëmbët.




Më poshtë ne do ju ofrojmë disa zgjidhje praktike me produkte që fare lehtë mund t’i gjeni edhe në shtëpinë tuaj.

Luleshtrydhet

Shtypni disa copa luleshtrydhesh e vendoseni mbi dhëmbë për 2-3 minuta. Pas këtij veprimi shpërlani gojën me ujë. Luleshtrydhet veprojnë në dy mënyra: me anë të një enzime që njihet si acidi malik, i cili është përbërësi kryesor i shumicës së zbardhuesve të dhëmbëve dhe me anë të fibrave që veprojnë si pastrues dhe largojnë bakteret që gjenden në gojë.

Soda e bukës

Konsiderohet si mënyra më e shëndetshme për të zbardhur dhëmbët. Ka veti që largon njollat dhe mbron smaltin. Përzieni pak sodë buke me kripë dhe fërkoni dhëmbët me të. Ndjesia e pastërtisë në gojë do zgjasë gjatë gjithë ditën.

Lëkurë e lëng limoni

Aciditeti në nivele të larta tek limoni vepron si zbardhues. Përdorni lëkurën ose lyeni dhëmbët me lëngun e tij. Këshillohet deri në 2 herë në javë, pasi më shumë mund të dëmtojë smaltin.

Lëkura e bananes

Fërkoni dhëmbët me lëkurën e bananes për rreth 2 minuta e më pa lajini me pastën e zakonshme. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë dhe rezultatet do jenë të dukshme për një kohë shumë të shkurtër.

Karotat

E besoni ose jo, por karotat veprojnë si pastrues për dhëmbët. Ato vrasin bakteret e gojës dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, do të keni mishra më të shëndetshëm dhe më pak baktere që shkaktojnë erën e keqe. Hajini ato të freskëta dhe jo të gatuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.