SPORT

“S’më intereson kriza e Realit, fitoj në fushë me Juven”

15:15 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristiano Ronaldo nuk është një futbollist që jep deklarata të gjata për shtyp dhe shpeshherë është edhe diplomat, duke mos krijuar lajme. Por në konferencën e djeshme para ndeshjes kundër Mançester Junajtid, Ronaldo ka folur për të gjitha. Çështjen e përdhunimit, rikthim në Mançester, kriza e Realit dhe gjithashtu u është përgjigjur “thumbave” të Iskos ndaj tij.




A ndiheni viktimë e një komploti? (Çmimi i UEFA-s)
Unë nuk jam i fiksuar me çmime individuale. Duhet të përqendrohem në dy muajt e fundit me Juventusin. Ishin muaj fantastikë, gjithçka shkoi mirë dhe ekipi është fantastik, çmimet nuk do të thonë asgjë.

A është Juve është në nivelin e Realit?
Unë nuk dua të bëj krahasime, janë të dyja skuadra shumë të mira. E kam mbyllur me Realin, Juventusi është një kapitull i ri. Jam i lumtur që kam luajtur me skuadra si Mançester, Real Madrid dhe Juventus. Jam i lumtur dhe një njeri me fat.

Si e shihni krizën e Realit?
Unë nuk dua të flas për klubet e tjera, të gjithë e njohin historinë time me Realin. Por nuk është koha e duhur. Juve luan një ndeshje vendimtare nesër (sot) dhe nuk kam pse të flas për Real Madridin.

Çfarë është Juve për CR7 pas 100 ditësh të para me fanellën bardhezi?
Jam i lumtur që jam këtu në një ekip të shkëlqyer dhe jam ende duke u përshtatur Serie A. Është ndryshe nga e kaluara, shokët e mi më ndihmojnë shumë dhe jam duke shijuar momentin.

A ndiheni një shembull në fushë dhe jashtë fushës?
Unë e di që jam një shembull në fushë dhe jashtë saj. Gjithmonë jap buzëqeshje, jam i lumtur dhe jam me fat që luaj në një ekip fantastik, kam katër fëmijë, një grua fantastike, pjesa tjetër nuk më mërzit.

Nëse nesër (sot) shënon kundër Junajtid, do të festoni?
Ashtu si edhe herën tjetër, domethënë jo.

Çfarë mendoni për çështjen e Majorkës?
Ju nuk e keni dëgjuar atë që kam thënë më parë, tashmë kam bërë një deklaratë publike. Nuk kam çfarë të shtoj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.