AKTUALITET

“Bilbila dhe kopila u bënë bashkë që unë të isha në burg”

14:20 - 01.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Bilbila dhe kopila u bënë bashkë që Saimir Tahiri të futej në burg”. Ish-ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri një vit pas heshtjes ka dalë në një konferencë për mediat për të treguar edhe njëherë se ka dalë i pastër nga hetimet e anti-mafias Italiane.




Por më tepër se sa për të treguar këto hetime, që dolën në media, Saimir Tahiri duket se dha një mesazh të qartë edhe kundërshtarët e tij si në opozitë dhe në qeveri.

LEXO EDHE/ Tahiri në lot: Kurrë nuk do ta harrojë kush…

“Unë kam heshtur në respekt të hetimeve. Kam 1 vit që hesht. Zgjodha të mos bëja politikanin, siç kanë bërë ata që kanë qeverisur për 30 vitet e fundit. Kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar kurrë. Kanë blerë prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e media. Zgjodha të bëj qytetarin, të mos bëj politikë. Por të pres hetimet. Kam heshtur vetëm unë. Gazetarët plasin lajme bombastike për mua. Por unë s’kam bërë asgjë tjetër veçse kam qeshur. Disa të tjerë që bëjnë sikur më njohin, por s’më kanë njohur kurrë. Menjëherë pas tyre ambasadorë që flisnin për mua, gjë që në vendet e tyre s’do e bënin dot kurrë. Kanë gënjyer për mua çdo ditë. Ndërsa unë kam pritur të vërtetën time. Kam patur dhe kam shumë për të thënë. Sot unë kam vendimin e Gjykatës italiane ku provohet se nuk jam i përfshirë në asnjë aferë të paligjshme”, u shpreh Tahiri.

PJESË NGA FJALA E TAHIRIT

Krahas hetimeve në Shqipëri unë kërkova të hetohem dhe në Itali. Prokuroria e Antimafias italiane regjistroi zyrtarisht hetim ndaj meje 3 ditë më pas. Janë prokurorë ata atje që nuk e kishin mendjen të shpërndanin gjysmë lajme në media. Prokurori i Antimafias italiane në përfundim të gjithë hetimeve i kërkuan gjykatës italiane për pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin. Gjykata pushoi hetimet dhe unë kam vendimin e Gjykatës, ku thuhet pushohen hetimet për Saimir Tahirin se nuk ka asnjë vepër penale. Autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë mbyllur hetimet.

Bashkë me Interpolin janë verifikuar gjithë lëvizjet e mia në zonën Schengen dhe është mbyllur gjithçka sepse nuk ka. Këto e shumë të tjera janë hetuar pa zhurmë, pa lajme, pa politikë, ndaj Prokuroria dhe Gjykata italiane më dorëzuan këtë vendim të qartë si drita e diellit. Përtej çdo gjëje, kjo që po ndaj sot me ju është lajm i mirë për mua dhe familjen time dhe një forcë më shumë për ata njerëz të thjeshtë që më kanë besuar mua çdo ditë. Sado më kanë baltosur me gjysmë letra e gjysmë lajme që dilnin nga Prokuroria, me lajmet e sponsorizuara nga ajo dora e zezë, sado kanë drejtuar gishtin ndaj meje kaqolat e politikës, unë prapë dua t’i falenderoj të gjithë sepse më kanë bërë shërbim më të madh që as vet nuk e besoja. Më vunë në një sprovë të madhe njerëzore për të nxjerrë në dritë gjithçka dija vetë, por që nuk më mjaftonin fjalë për ta shpjeguar.

Unë kurrë nuk do harroj kush më qëndroi pranë në kohë të vështira, kush m’u largua dhe kush i sajoi këto kohë të vështira. Dhe ende nuk është fundi, unë pres përfundimet e prokurorisë shqiptare. Ka kaluar një vit. Letrat nga Italia unë i dorëzova në Prokurori të hënën. Unë kam duruar gënjeshtrat një vit. Dhe unë them boll, 1 vit është boll. Dhe nëse nuk mjaftojnë 7 prokurorë, atëherë bëjni 70, vetëm më tregoni të vërtetën time. Çfarë kohe duhet ende? Sa duhet akoma? Çfarë duhet akoma? Unë këtë nuk e di. Nuk më ka humbur durimi dhe nuk do më humbasë deri sa të dalë e vërteta. U bë 1 vit që heton Prokuroria dhe unë s’jam thirrur një herë të vetme. Unë do vazhdoj të pres me besimin dhe durimin tek e vërteta ime. Sepse unë nuk jam Lulzim Basha, kaqol në politik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.