AKTUALITET

Tahiri në lot: Kurrë nuk do ta harrojë kush…

14:30 - 01.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Saimir Tahiri nuk e mbajti dot veten përpara gazetarëve. Me zëri e mekur dhe drejt lotimit, ish-ministri i Brendshëm kaloi një moment të vështirë teksa përmendte kohën që kaloi dhe akuzat që i duhej të përballej. Ai kërkoi më shumë punë nga prokuroria shqiptare për të përfunduar hetimet.




Kurrë nuk do ta harrojë kush me qëndroi pranë, kush u largua në kohë të vështirë e kush e sajoi këtë. Ende nuk është fundi, unë po pres hetimin e prokurorisë shqiptare. Nuk më ka humbur durimi, e nuk do më humbë kurrë deri sa të dalë e vërteta. Do vazhdoj të pres me besimin dhe durimin tek e vërteta ime”, deklaroi Tahiri.

LEXO EDHE: “Bilbila dhe kopila u bënë bashkë që unë të isha në burg”

Saimir Tahiri sulmoi ashpër Lulzim Bashën në konferencën për shtyp, duke thënë që kreu i Partisë Demokratike kurrë “nuk është hetuar, gjykuar dhe dënuar” për vjedhje dhe vrasje.

“Tani dalin e thonë se Rama po mbyll hetimet për mua. Nuk e dinë se drejtësia e blerë për mua është më keq se çdo dënim. Unë nuk e kam të largët natën kur Saliu dhe Luli i shkuan për darkë në shtëpi Ilir Metës. Pasi lanë duart me drejtësinë, tallnin edhe gurabijen me popullin duke thënë sa mirë gatuante Monika”, tha Tahiri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.