EKONOMI

Ahmetaj: Pronat të regjistrohen, të mos taksohen kuturu

12:00 - 02.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arben Ahmetaj, Ministri i Ekonomisë dhe Financave u shpreh sot në Këshillin Konsultativ për buxhetin 2019 të pushtetit vendor se vëmendja e qeverisë është tek taksa e pronës.




Ahmetaj bëri të ditur se sot janë 600 mijë prona të detajuara në Shqipëri, por qëllimi është që të identifikohen edhe 600 mijë të tjera, me qëllim regjistrimin dhe taksimin e drejtë mbi bazën e sipërfaqes.

“Nëse sot janë 600 mijë prona të detajuara, do të duhet të paktën edhe 600 mijë të tjera të detajohen. Në mënyrë që ju mos t’i taksoni kuturu, por të shkojnë tek qeliza dhe tek metri katror. Kjo do të na ndihmojë për të regjistruar pronat dhe banesat”, u shpreh ministri Ahmetaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.