Fol me Psikologen

I ati vrau nënën, 16-vjeçarja: Pse refuzoj përballjen në burg

15:25 - 02.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Episodi me i ri i emisionit “Fol me psikologen” në “Gazeta shqiptare”  ka trajtuar disa histori me problematika të ndryshme. Një vajzë 39-vjeçare gjendet në situatën më të vështirë të jetës së saj, ka mbetur shtatzënë dhe ndodhet në dilemë nëse mund ta mbajë apo jo fëmijën. Partneri e ka braktisur dhe nuk pranon të luajë rolin e babait.




Anxhela 16-vjeçare kërkon ndihmë pasi në fëmijëri babai ka vrarë nënën dhe ajo nuk arrin dot ta falë atë. Pasojat e traumës së rëndë të përjetuar vite më parë vazhdojnë ta shoqërojnë ende. Një tjetër histori e trajtuar këtë herë ka qenë ajo e Andit, babai i një fëmije autik, e shoqja ka rënë në depresion dhe ai nuk di si të veprojë dhe t’i ndihmojë të dy njerëzit e tij të shtrenjtë.

22 33 66 77
<
>

Historitë e ardhura në program përmes mesazheve të dërguara në faqen zyrtare të emisionit në facebook janë trajtuar gjerësisht nga psikologia Ervisa Lula e cila njëkohësisht është dhe autore e këtij programi, por edhe nga e ftuara e ditës, psikologia Valentina Telhaj. Të dyja kanë orientuar dhe ju kanë dhënë këshilla të drejtpërdrejta këtyre personave të cilët kanë nevojë për ndihmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.