MILOSAO

Si e shmangën studentët “e huaj” Abdurrahim Buza dhe Sadik Kaceli

16:30 - 04.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ben Andoni – Ata ishin formuar jashtë. Dhe, jo vetëm ata, por edhe një grup i madh artistësh të disiplinave të tjera të artit. Ajo që i bashkonte ishte përballja e re me metodën që mbizotëronte në vendin e tyre: Realizmi Socialist. Një pjesë e tyre nuk do ta përballonte lehtë dhe pasoja do të ishte dënimi shembullor, kurse të tjerët do të vepronin me formën dhe me gjetjet. Lasgush Poradeci do të vetë izolohej dhe do t’i drejtohej natyrës. Odhise Paskali do të ishte monumental, ashtu si edhe veprat e tij, duke e respektuar Realizmin Socialist, brenda kanoneve të tij por pa iu përshtatur klasicizmit të rëndë. Abdurrahim Buza do të arratisej në materien e tij të origjinës, duke përshtatur një formë gati naive, që megjithëse i meritonte ankesat e gardianëve të Artit Socialist, nuk mund të kundërshtohej prej askujt për impaktet e mëdha patriotike. Sadik Kaceli do t’i mbetej besnik shkollës së vet, ndërsa do të ruhej sa më shumë të mos zbriste në artin, që ishte i detyrueshëm. Më me fat do të ishte Ibrahim Kodra, që mbeti jashtë vendit, nga ku do të eksperimentonte për një art krejt ndryshe, që asokohe e rendiste në artistët më modernë të kohës. Fat të trishtë pati piktori Vangjush Tushi, i cili u lind në Korçë dhe ndërron jetë në Kampin e Punës në Ballsh pas gati dhjetë vitesh internim.




“Do t’i ndaja në dy grupe, grupi i pare, janë ata artistë, të cilët e pranuan metodën e Realizmit Socialist dhe punuan me pasion brenda kornizës së artit zyrtar. Rasti i Nexhmedin Zajmit dhe Foto Stamos, dy artistë të nderuar dhe të rëndësishëm bën fjalë për këtë. Por kemi dhe artistët e tjerë, që u përshtatën disi, por nuk u përmbushën me artin zyrtar të Realizmit Socialist, ndoshta nuk e pranuan në krijimin e tyre artistik. P.sh Sadik Kaceli nuk e pranoi dhe ai mbeti këmbëngulës formimit të tij në akademinë franceze. Vlen për t’u theksuar fakti, që mjeshtri Kaceli doli i treti në konkursin e pikturës për Akademinë e Arteve të Bukura Franceze, ndërsa mjeshtri Abdurrahim Buza me veprat e tij e tejkalon formimin akademik italian dhe pikturon në një frymë të veçantë, duke trajtuar botën malësore, të cilës ai i përkiste”, shprehet studiuesi i artit dhe koleksionisti Artan Shabani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.