AKTUALITET

Kalimi në autostradën Tiranë-Durrës me pagesë, çfarë thotë ministri

15:22 - 05.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se futja e pagesës për autostradën Tiranë-Durrës nuk do të jetë e largët. Në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua projekt-buxheti i vitit 2019, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës nuk do të ketë asnjë kosto për buxhetin e shtetit.




“Propozimi që ka mbërritur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe i është shpërndarë të gjitha agjencive që kanë lidhje me të parashikon në potencë zero financim nga buxheti i shtetit”, deklaroi Ahmetaj. Propozimi i pakërkuar që ka mbërritur në Ministrinë e Infrastrukturës parashikon zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës me një korsi shtesë në secilën anë dhe më vonë ndërtimin e aksit nga Kashari në Rrogozhinë.

“Nëse do të miratohet, privati bën investimin dhe vendos tollet me të cilat shlyen investimin dhe mundëson mirëmbajtjen”, shpjegoi Ahmetaj.

Ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering. Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.

Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro. Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë. Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.