SPORT

Shërbimet Sekrete parandaluan sulme terroriste me dronë në “Rusi 2018”

19:27 - 07.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Operacionet e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë penguan disa komplote terroriste që përfshin sulme me dron dhe plane sulmi me fokus tifozët e huaj gjatë
Kupës Botërore të FIFA-s në Rusi.




Shërbimet sekrete morën “të gjitha masat e nevojshme për të identifikuar dhe parandaluar terroristët”, përpjekjet e tyre  për të përdorur UAVs (dron) “, tha kreu i FSB-së Aleksandër Bortnikov në një takim të mërkurën.

Shefi i agjensisë më të lartë të sigurimit shtoi se operativët arritën të bllokonin shtatë grupe terroriste, të cilat planifikonin sulme ndaj tifozëve të huaj të futbollit.

Ai tha se komplotet terroriste që përfshijnë dronet po bëhen më të shpeshta dhe ekstremistët kanë planifikuar gjithashtu të vendosin UAV në turne të tjera të mëdha sportive, si dhe ngjarje të ndryshme të lidhura me politikën.

Terroristët janë të gatshëm për të vendosur drone për shkak të lehtësisë për ti siguruar por edhe për shkak të lehtësirave që ofrojnë ligjet në Rusi për përdorimin e tyre, theksoi Bortnikov.

Një ligj i miratuar dy vjet më parë,  bëri të detyrueshme regjistrimin e të gjithë dronëve që peshojnë më shumë se 250 gramë, ndërsa pajisjet tepër të rënda, me një peshë mbi 30 kg, i nënshtrohen një kontrolli më të plotë. Shefi i FSB-së beson se nevojiten rregullore shtesë.

“Me qëllim që të parandalojmë dhe të neutralizojmë shpejt kërcënimin, duhet menjëherë të fillojmë të zhvillojmë kuadrin ligjor bazë për përdorimin e dronëve”.

Më shumë se 3 milionë tifozë nga e gjithë bota erdhën në Rusi gjatë Kupës së Botës 2018.

Turneu zgjati nga 14 qershor deri më 15 korrik, ndërsa ndeshjet  u zhvilluan në 11 qytete të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.