SPORT

Agjenti i Hysajt: Me Sarrin ishte ndryshe, Ançeloti kërkon…

14:25 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sezonin e kaluar, Elseid Hysaj ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli. Mbrojtësi i Kombëtares me ardhjen e Ançelotit e ka humbur vendin e titullarit fiks te jugorët.




E në lidhje me këtë, Mario Xhufredi, agjenti i Hysajt ia ka hedhur “fajin” mënyrës së lojës së Ançelotit.

“Jam shumë i lumtur nga ndeshja e Hysajt kundër PSG-së. E pashë të motivuar dhe më pëlqen uria e tij për të bërë mirë. Në vitet e fundit Hysaj ka luajtur gjithmonë me Sarrin.

Me të faza difensive kishte prioritet, punë që Hysaj di ta bëj mirë.

Me Ançelotin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë përpara dhe po përmirësohet për këtë. Kam thënë gjithmonë se, Elseidi është nga më të fuqishmit dhe konkurrenca po e bën edhe më shumë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.