KULTURË

Çfarë do bëhet me Kiço London? Ministria hap thirrje për drejtor

12:40 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Kulturës ka hapur dje një thirrje për drejtor të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, post të cilin e mban prej katër vitesh Kiço Londo. Në fund të mandatit të tij, ministria e linjës kërkon që secili kandidat të paraqesë një platformë për drejtimin e teatrit. Thirrja vjen në një kohë kur vetë e ardhmja e godinës së Eksperimentalit dhe teatrit si institucion është vënë në pikëpyetje pas projekteve qeveritare për shembjen e dy godinave të viteve 1930 e ndërtimit të një godine të re trekatëshe aty.




THIRRJA
Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin: Drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Kategoria e pagës II-b. Për arritjen e objektivave artistikë, pretendeti duhet të ndërtojë një platformë nxitëse për nxitjen e ideve të reja dhe eksperimentale në teatër, pjesë e së cilës të jenë një strategji sa më gjithëpërfshirëse në gjuhën dhe mjetet shprehëse teatrale të koncepteve bashkëkohore në stile, gjini artistike dhe aplikimin e një gjeografie sa më të gjerë të diversitetit kulturor. Kandidati duhet të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore përmes projekteve që nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikës së Ministrisë “Edukim Përmes Kulturës”; të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri; të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse për të fituar audienca të reja; të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit; të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor, të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta; të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës prej nga varet.

Kërkohet që kandidati/ët të: kenë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në fushat e: artit, menaxhimit të artit kulturor dhe drejtimit të projekteve kulturore; përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit skenik; përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikën a dhe b; përvojë në drejtimin e institucioneve kulturore e artistike dhe ti dëshmojë ato; të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore; të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës; të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato; të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë; të ketë përvojë me teatrin e të rinjve dhe në programe të edukimit përmes kulturës; të ketë përvojë në artin multimedial, të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.