AKTUALITET

“Do ta mbroj me gjak atë shtëpi”, artisti i vogël që sfidon Ramën e Veliajn

19:17 - 08.11.18 Anxhela Devole
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klevis Hyska, kështu quhet djali, i cili mbajti një fjalim në protestën e djeshme të banorëve të Astirit. Ai kritikonte dhe me tone të ashpra i drejtohej kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Në rrjetet sociale, vërshoi një lumë komentesh, disa që e mbështesnin djalin dhe gjithë protestuesit, e të tjerë që shkruanin se një vogëlush po ngatërrohej me politikë, duke fajësuar prindërit.




Por vetëm disa ditë më parë, në promovimin e librit të shkrimtares Rovena Rrozhani, të mbajtur në Teatrin Kombëtar Eksperimental, Klevisi, në një intervistë për “News24” dha mesazhe për bashkëmoshatarët, që të lexojnë libra. “Kam një mesazh për të gjithë fëmijët. Të kujdesen për kafshët dhe të mos merren me lojra elektronike. Të studiojnë librin”, tha Klevisi.

Siç shihet edhe nga mënyra se si flet , ai ësht një djalë i shkathët, që i pëlqen televizioni dhe bota e artit.

“Unë jam Klevis Hysko, këngëtar, nuk e di nëse disa më njihini. Dua t’i bëj thirrje zotit kryeministër Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Deri dje, unë për z. Erion Veliaj dhe z. kryeministrin nuk mbahet mend se sa koncerte, sa koncerte, kam lodhur zërin tim për të gjithë ato koka të mëdhaja shteti. Edhe ata të ma shpërblejnë ashtu! Kurrë! Poshtë! Poshtë! Do ta mbroj me gjak atë shtëpi, prindërit e mi e kanë bërë me djersë. Nuk janë lekë droge, janë lekë djerse. Poshtë oligarkët, poshtë hajdutët! Poshtë firmat e ndërtimit!”, tha ai në protestën e djeshme, i prekur nga kjo histori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.