BOTA

Europarlamentari gjerman Manfred Weber zgjidhet në krye të PPE

21:02 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Europarlamentari gjerman Manfred Weber është  zgjedhur në postin e kreut të PPE. Weber është politikan i cili vinë nga forcat e djathta, ndërsa njihet dhe si aleat i Kancelares gjermane, Angela Merkel.




Në mbështetje të tij votuan 79.2 për qind të delegatëve të Partisë Popullore Europiane (EPP), të pranishëm në takimin në Helsinki, duke mposhtur me lehtësi ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, me rreth 20 për qind të votave.

Nëse PPE-ja ruan pozicionin e saj si grupi më i madh në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit 2019, Ëeber do të ishte në rolin e pretendentit për të garuar për postin e kreut të Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të bllokut të kryesuar aktualisht nga Jean-Claude Juncker.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.