BOTA

Italia dëboi 12 mijë emigrantë, Salvini propozon më pak buxhet për azilkërkuesit

19:21 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Politika e mbylljes së porteve të zëvendëskryeministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, është reflektuar në reduktimin e numrit të azilkërkuesve që kanë mbërritur në Itali përgjatë vitit 2018.




Të dhënat e sapopublikuara nga Ministria e Brendshme italiane konfirmojnë se nga janari i vitit 2018 e deri më 8 nëntor 2019 në brigjet italiane kanë zbarkuar 22 232 azilkërkues, rreth 81 % më pak sesa e njëjta periudhë kohore e një viti më parë, ku numri i emigrantëve të mbërritur në Itali ishte rreth 115 mijë.

Në bazë të statistikave të Ministrisë së Brendshme prej 1 janarit 2018 e deri më 30 shtator 2018 janë 11 825 emigrantë, ndaj të cilëve është lëshuar urdhëri i dëbimit nga territori italian e që efektivisht janë larguar nga territori.

Ndërsa 1132 prej tyre janë riatdhesuar në mënyrë vullnetare kundrejt 869 që ishte numri i tyre në vitin 2017.

Pak orë më parë, Dhoma e Senatit e Parlamentit italian ka miratuar me 163 vota pro e 59 kundër draftin ligjor mbi sigurinë dhe emigracionin i njohur si Ligji Salvini, i cili parashikon një normativë ligjore më shtrënguese ndaj çdokujt që kërkon azil në Itali.

Ky draft i ri vendos heqjen e së drejtës së azilit në Itali për motive humanitare.

Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të veçantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore.

Dekreti Salvini parashikon heqjen e statusit të refugjatit për të gjitha ata emigrnatë që kryejnë vepra penale si dhunë seksuale, prodhim e trafik droge, grabitje e dhunim të pronës private, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit.

Ky draft parashikon ndryshime dhe në normativën e së drejtës së marrjes së nënshtetësisë italiane.

Për pasardhësit e emigrantëve italianë jashtë territorit të vendit, e drejta e nënshtetësisë bëhet subjekt i disa kufizimeve, gjithashtu zgjerohen kushtet e të gjithë atyre që kërkojnë nënshtetësi italiane për motive martese apo për vendbanim.

Normativa e re ligjore mbi emigracioni parashikon më shumë kontroll në territor e më pak shpenzime nga buxheti i shtetit për emigrantët.

Ndërsa deri më sot kuota ditore për çdo azilkërkues në Itali ishte 35 euro në ditë, me ligin Salvini kjo kuotë do të reduktohet në 26 deri në 19 euro në ditë

Sipas Ministrit të Brendshëm Salvini, ky ligj i ri do t’i sjell shtetit italian një kursim prej 1.5 miliardë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.