LIFE STYLE

Ja çfarë nuk dinit për fëmijët binjakë

16:02 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Binjakët mund të kenë baballarë të ndryshëm
Ky fenomen ndryshe quhet “superfekondim” dhe ndodh kur nëna ovuluon më shumë se një vezë dhe gjatë periudhës së pjellorisë ka patur shumë partner. Pra mund të ndodh që një vezë të fekondohet me spermën e njërit partner dhe veza tjetër me spermën e partnerit tjetër.




Femrat e gjata kanë më shumë mundësi të lindin binjakë
Një studim i publikuar në vitin 2016 në “Journal of Reproductive Medicine” zbuloi se, mesatarisht nënat e binjakeve ishin rreth 3 centimetra më të gjata se nënat e tjera.

Fëmijë binjakët në shumicën e rasteve janë mëngjarash
Sipas një studimi belg 1 në 5 binjakë si ata që janë të njëjtë si ata që janë të ndryshëm janë mëngjarash. Kjo do të thotë se është gati gjysma në krahasim më popullsinë në përgjithësi.

Binjakët jetojnë më gjatë po ashtu edhe nënat e tyre
Një studim nga një universitet e Washington, zbuloi se binjakët jetojnë më gjatë se pjesa tjetër e popullsisë. Po ashtu është dhe një lajm i mirë dhe për nënat e tyre. Sipas tyre jo se nënat që lindin binjak bëhen më të shëndetshme, por e kundërta nënat që kanë një shëndet më të mirë kanë probabilitet më të lartë të lindin binjakë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.