SPORT

“Jam gjerman kur fitojmë dhe emigrant kur humbim”

18:32 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil i ka dhënë një goditje të fortë kritikëve të tij. Ai ka zbuluar se mendimet e të tjerëve nuk kanë shumë rëndësi për të, ndërsa zbuloi se largimi nga kombëtarja gjermane nuk ka ndikuar aspak te marrëdhënia e tij me shokët e ekipit.




Në një intervistë për “Daily Mail”, ish-ylli i Realit tha:

Shikoni! Unë e di se ka njerëz atje që më pëlqejnë, ka edhe njerëz që nuk më pëlqejnë. Ky është një fakt i jetës. Por, për mua, ajo që është e rëndësishme është që njerëzit dhe rrethi im shoqërorë më duan. Unë jam gjerman kur fitojmë, dhe një emigrant kur humbim”, pranoi ai, duke thënë të njëjtën gjë në korrik.

Ylli i Arsenalit gjithashtu kishte fjalë të mira për teknikun aktual të “topçinjve”, Unai Emery.

Personalisht, gjërat po shkojnë mirë, por kjo nuk do të thotë që unë pushoj së punuari. Por gjëja më e rëndësishme është që ekipi po shkon mirë për momentin. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të uritur dhe të vazhdojmë të marrim trofe“-përfundoi Ozil.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.