AKTUALITET

Kryeministri grek reagon pas varrimit të Kacifas: Të garantojnë të drejtat e pakicës greke

19:40 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e varrimit për 35-vjeçarin Kostandinos Kacifa, i cili u vra nga RENEA, pasi i riu qëlloi në drejtim të tyre me armë zjarri.




Pas funeralit të Kacifas, ka reaguar kryeministri grek Alexi Tsipras. Gjatë një intervistë për një nga televizionet në Athinë ai u shprehe se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk duhen të ndikohen nga kjo ngjarje, teksa theksoi se e kupton dhimbjen e familjarëve të 35-vjeçarit.

 “Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri.

Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke”, ka thënë Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.