Kronikë

Po ecnin në trotuar, makina përplas për vdekje babë e bijë në Korçë

17:28 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë i një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Korçë. Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.




Në aksidentin e ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije, se dy automjetet janë aksidentuar me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.

Mësohet se mes dy viktimave ndodhet dhe persona të plagosur.  Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariatin e Korçës dy drejtuesit e mjeteve, Lorenc Pallashi dhe Petrit Kupe, të cilët po merren në pyetje për të zbuluar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e një prej automjeteve ka qenë shkak i përplasjes.

Njoftimi i policisë

Me datë 08.11.2018, në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip “Volkswagen” me targa AA837UJ me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip “Benz” me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.