SPORT

Policia shoqëron 12 tifozë në komisariat, merr pamjet filmike të ndeshjes

10:18 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka bërë të ditur emrat e personave, të cilët janë arrestuar si përgjegjës për ngjarjet e turpshme që ndodhën në stadiumin “Selman Stërmasi” gjatë ditës së djeshme, në fund të ndeshjes Tirana-Kukësi. Policia ka bërë të ditur se të gjithë përballen me padi penale për prishje të rendit dhe sigurisë. Por ndërkohë, ka bërë të ditur se edhe kompania e sigurimit që ishte punësuar për këtë sfidë nga bardheblutë do të përballet me sanksione, pasi punonjësit e saj nuk kanë përmbushur detyrimet. Gjithashtu, një çështje penale është hapur edhe ndaj klubit Tirana që nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për marrjen e masave të sigurisë për ndeshjen në fjalë.




Këto probleme ishin konstatuar që në derbi dhe Tirana nuk kishte bërë asgjë për t’i korrigjuar. “Lidhur me situatën e krijuar pas mbarimit të ndeshjes, policia menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozëve prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë: Amarildo Gjoni, 18 vjeç, banues në Tiranë; Donald Bilushi, 37 vjeç, banues në Tiranë; Briken Karaj, 18 vjeç, banues në Tiranë; Iraldi Karaj 18 vjeç; Altin Vrapi, 31 vjeç; Ledio Pepa, 20 vjeç; Daniel Doce, 18 vjeç; Klevi Shaphasa, 18 vjeç; Hamit Hakrama, 21 vjeç; Oltion Halili, 18 vjeç; Kameliano Maliq, 18 vjeç; Luis Zhllima, 22 vjeç të gjithë banues në Tiranë”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit. Masa janë marrë edhe ndaj kompanisë së sigurimit “Octapus Security”, e cila është gjobitur, ndërsa vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” dhe drejtuesve të saj për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në ligjin Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.