Kryesore

Rama ka folur me Erdoganin për marrëveshjen e detit me Greqinë?

21:24 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në “Real Story”, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit.




Rama u shpreh se vendi ynë nuk do të falë det, por vetëm do të korrigjojë gabimet e bëra në vitin 2009, kohë në të cilën vendi qeverisej nga Partia Demokratike.

Gjithashtu, kryeministri ka mohuar zërat se ai ka folur me presidentin e Truqisë Rexhep Taip Erdogan për marrëveshjen e detit me Greqinë. Numri i një i qeverisë, e argumenton këtë duke u shprehur se nuk ka arsye përse këtë çështje duhet ta diskutojë me Erdoganin, pasi është një çështje mes Shqipërisë e Greqisë.

Marrëveshja e detit nuk ka përfunduar. Nuk kemi asnjë centimeter det për të falur, por do korrigjojmë gabimin e bërë në 2009.

Nuk ka pasur asnjë diskutim mes meje dhe Presidentit të Turqisë mbi marrëveshjen e detit me Greqinë. Është një marrëveshje mes Shqiperisë dhe Greqisë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.