SPORT

Skandal në PSG, skuadra franceze rrezikon dënimin

19:40 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Asnjë futbollist me ngjyrë në ekip!” Ky duket se është rregulli i vendosur te kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain. Skandali është zbuluar nga faqja në internet “Mediapart” në bashkëpunim me programin televiziv francez “Envoye Special”.




Sipas tyre, drejtuesit e skuadrës parizienë kanë urdhëruar skautët e tyre që të mos përzgjedhin asnjë futbollist me prejardhje afrikane prej vitit 2013 e deri më sot, duke bërë një diskriminim racor sipas tyre. “Mediapart” tha se dokumenti nuk është kontestuar nga PSG, i cili është kontaktuar përpara botimit.

Vendimi mund t’i kushtojë shumë klubit francez, pasi sipas ligjit francez ndalohet mbledhja e të dhënave personale që zbulojnë origjinën racore ose etnike të individëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.