Kryesore

Thirrje anti-shqiptare në varrimin e Kacifas, Rama: Ata jetojnë si hiena e këndojnë si korba

20:37 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas thirrjeve anti-shqiptare të bëra nga shtetas grekë gjatë varrimit të Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës, reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumtë në adrës të kryeministrit Edi Rama. Në të shumtë e komenteve ata i drejtoheshin që kryeministri të reagojë pasi Shqipëria po përdhosej prej  tyre.




Kryeministri ka vendos të përgjigjet njërit prej komentuesve duke u shprehur se “Meso te shkruash shqip njehere zotrote, se patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende dhe mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit si puna jote ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise. 

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia as nuk merret, as nuk cenonet e as nuk trishtohet nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet“, i është përgjigjur Kryeministri një qytetari në rrjetet sociale


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.