AKTUALITET

52 shtetas grek “non grata” në Shqipëri, reagon Greqia: Duam shpjegime

20:03 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shpalljes “non grata” të 52 shtetasve grek në territorin shqiptar, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke.




Ministria greke ka kërkuar shpjegime në lidhje me vendimin e vendosjes së 52 shtetasve grekë “non grata”, të cilët morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas.

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Kujtojmë që, shtetasit grek të pranishëm në Bularat, kanë bërë thirrje anti-shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.