LIFE STYLE

Çfarë tregon buzëqeshja?

16:25 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thuhet që qeniet njerëzore mund të njohin një buzëqeshje nga më shumë se 300 metra larg. Buzëqeshja shpesh thuhet se mund të përdoret për të identifikuar mikun nga armiku. Por buzëqeshjet janë edhe të ndërlikuara për t’u deshifruar.




Ato mund të përdoren për të shprehur, fshehur apo maskuar ndjenjat. Buzëqeshja me buzë të mbyllura Konsiderohet si buzëqeshja e preferuar e politikanëve, e cila tregon se personi di diçka me rëndësi për ju, por nuk ka plane për të ndarë sekretin e tyre.

Kjo buzëqeshje është shumë e lehtë për t’u identifikuar, pasi është e ngjashme me ndjenjën që portretizon. Ju mund të shihni buzëqeshjen, por buzët e mbyllura kurrë nuk do të zbulojnë dhëmbët. Buzëqeshja e shtrembëruar Kur dikush është i hutuar, kjo tregohet në buzëqeshjen e tyre. Njëra anë e buzëve të tyre ngrihet lart duke nënkuptuar se e ardhmja ka diçka të mirë për ju, ndërsa ana tjetër anon nga poshtë kuptimi i saj është që jo gjithçka është në rrugën e duhur.

Buzëqeshja e sforcuar Ka ditë kur nuk jeni në gjendje të buzëqeshni, por situata ju kërkon të paraqisni një fytyrë të qeshur, ose kur dikush bën një shaka jo dhe aq zbavitëse ju do të detyroheni t’ia ktheni me një buzëqeshje, se ndryshe personi mund të ndjehet keq. Ndërsa buzët e tua përpiqen të duken të lumtur dhe të buzëqeshur, sytë gjithmonë e tradhtojnë atë. Buzëqeshja e vërtetë Rrudhat rreth syve dhe në faqet janë ajo që të gjithë adhurojnë.

Kjo buzëqeshje shpreh lumturinë tënde, por në të njëjtën kohë është gjithashtu ngjitëse, dhe i bën të gjithë të lumtur. Buzëqeshje me gojën hapur Buzëqeshja me gojën e hapur mund të jetë e mrekullueshme për fotografi, por mund të mos duket aq mirë nëse përdoret si teknikë e preferuar e së qeshurës. Por nuk ka të mohuar se kjo buzëqeshje rrezaton lumturinë e tej mbushur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.